Futboll Seria A

Spal-Milan/ Vendasit kanë fituar vetëm 2 nga 11 ndeshjet në shtëpi

Spal, vendi i shtatëmbëdhjetë i Serisë A, do të presë Milan-in në shtëpi pasditen e nesërme. Nuk është një surprizë që vendasit janë mes tre të fundit në klasifikim, duke parë se ata kanë arritur të fitojnë vetëm 2 nga 11 ndeshjet e luajtura në shtëpi, në këtë kampionat. Trajner Leonardo Semplici është në rrezik, pavarësisht se ai e udhëhoqi skuadrën drejt Serisë A në sezonin e kaluar.

Ndërkohë, Milan i Gennaro Gattuso-s duket se ka gjetur rrugën e duhur dhe janë kthyer në garë për një vend në zonën europiane. Kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë humbje në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe janë ngjitur në vendin e tetë pas 23 takimesh (35 pikë). Ata janë larg asaj që pritej në fillim të sezonit, por larg pozicioneve të ulëta ku ndodheshin pak kohë më parë. Sot pritet të vijë një fitore për milanezët, edhe pse Spal nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

Për më tepër, ata nuk kanë pësuar gol në vetëm një nga 11 ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në shtëpi dhe janë ekipi i dytë me më shumë gola të pësuar në Serinë A. Por edhe Milan nuk ka bindur në transfertë, me kuqezinjtë që kanë marrë vetëm një fitore në 6 transfertat e fundit të kampionatit.

Related posts

LUAN KUNDËR MILANIT/ Hamsik: Golin më të bukur ia kam bërë ekipit më të urryer (VIDEO)

Isa.Autor

CHELSEA HEDH KANDIDATURËN PËR TITULL/ Sarri debuton me fitore në ANGLI / VIDEO

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Dovedan merr lajmin e keq, ekipi “Ballshiot” pa dy lojtarët e rëndësishëm. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment