Futboll

Spalletti kapet me median italiane: Duan të më dëmtojnë mua dhe Interin

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, foli për mediat, duke sqaruar disa fraza të thëna nga ai dhe të publikuara nga prestigjiozja “Corriere della Sera”.

“Kur më ndalojnë tifozët, unë flas me ata. Pas ndeshjes Inter-Roma gjeta tifozë të Romës jashtë stadiumit dhe kam bërë foto. Gjeta të tjerë në restorant dhe madje disa të tjerë poshtë shtëpisë. Me ata në restorant bëra foto dhe folëm pak. Mua nuk më duket të kem thënë ndonjë gjë në veçanti. Duhet vlerësuar pesha e fjalëve”, u shpreh Spalletti.

“Për atë që kam lexuar, argumentet më duken të njëjtët me ato që trajtoj në konferencat për shtyp. Nëse ekziston vullneti për të më sulmuar nga ana e “Corriere della Sera”, atëherë duhet ta di. Por nëse vendosen thonjëzat mbi gjëra të aluduara të thëna nga unë jashtë restorantit, kjo vlen gjithçka. Në miqësi nuk i kushtohet vëmendje termave. Nëse duhet t’ju them atë që kam thënë në ato momente, sinqerisht nuk e mbaj mend. Më duket një gjë diçka e çuditshme e bërë nga “Corriere della Sera” që është një gazetë nga Milano dhe ka shumë profesionistë që vijnë në konferencat për shtyp”, vijoi tekniku zikaltër, Luciano Spalletti.

“Mbetem i çuditur. Kuptoj se ka një synim për të dëmtuar dhe bërë keq. Mua dhe Interit. Nëse më thuhet se duhet të gjejmë një zgjidhje faktit që nuk fitojmë, atëherë dakord. Ndonjëherë mbase ekziston frika se mund të ndodhë ajo që ka ndodhur në vitet e kaluara dhe të mos jetë karakteri për të përballuar atë që na ndodh. Do të më pëlqente të ridëgjoja atë bashkëbisedim. Më duket se është vullneti për të goditur dhe sulmuar Spalletti dhe Inter. Dëshira për të bërë keq”, përfundoi trajneri i Interit.

Related posts

MESSI-BARÇA/ Divorci ishte i pashmangshëm, “pleshti” kërkoi largimin që në 2020, zbulohet dokumenti

Delo.autor

Akademia e United i mëson të rinjve përulësinë me foton e Messi-t në mur

Sadik.Autor

IU MOHUA NJË PENALLTI NË MINUTAT E FUNDIT NDAJ EVERTON/ Lampard: Edhe vajza ime 3-vjeçare e pa (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment