Futboll Sport

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ Sfida për të mos u humbur e Grupit D

Grupi D i Ligës së Kampionëve ka rezervuar një përballje e cila në sezonin e kaluar prodhoi shumë spektakël.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Juventusit, teksa bardhezinjtë falë një Ronaldo të inspiruar përmbysën në Itali disfatën 2-0 të pësuar në Spanjë.

Historia duket se do të vazhdojë edhe këtë vit, ndërsa përballja e parë do të jetë mbrëmjen e sotme në Madrid.

Megjithatë, edhe në transfertë statistikat tregojnë se torinezët dinë të fitojë.

Saktësisht kanë triumfuar në 5 nga 8 përballjet e fundit në Champions.

Por, bardhezinjtë e ndryshuar këtë sezon nga Sarri, duhet të llogarisin mungesën e një titullari të rëndësishëm si Duglas Kosta.

Ndërkohë, në kampin e Atleticos, Morata nuk do jetë i gatshëm, por kujdes duhet pasur nga talenti Joao Felix.

Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Bajer Leverkusen dhe Lokomotivës së Moskës.

Related posts

“ËNDËRROJ REZULTATE TË SHKËLQYERA”/ Rolando Maran “pa doreza”: Objektivi të rikthehemi në Ligën B të Kombeve, ja çfarë më tha De Biasi

F.autor

DALIN PAMJET/ Aksidenti AJROR ku humbi EMILIANO SALA, hetimet zbulojnë MBETJET e avionit

Delo.autor

KOICIDENCA NË FUTBOLL/ Dy yjet e Liverpool bëhen baba fiks 9 muaj pas përmbysjes historike ndaj Barçës

Delo.autor

Leave a Comment