Futboll

Starova: Dhuruam spektakël në mes të Korçës, por ishim të pafat. Ja pse e paguan gjobën drejtuesit

Mendon qe iu penalizoi mos pasja e një sulmuesi?

Na penalizoi ajo që ka të bëjë me lojën e futbollit. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer e dominuam takimin, por nuk arritëm ta fitonim. Për këtë na vjen keq. Ndikon edhe ana shpirtërore e skuadrës, për shkak edhe të faktorit të jashtëm.

7 pikë nga vendi i tretë, a është i mundur rikuperimi i pikëve?

Janë të gjitha mundësitë sepse, do luftojmë deri në minutën e fundit. Nuk marrim pikët që meritojmë me lojën që bëjmë. Sot bëmë gati një spektakël. Kemi dominuar në mes të Korçës, një skuadër, që pothuajse e ka marrë kampionatin.

Kur krijoni raste keni pësuar gol, e keni një shpjegim?

Jam dakord. Por po të bëj një krahasim me Kukësin, kjo ndeshje nuk ka krahasim. Jo më kot klubi i kontestoi gjyqtarit. Ishte një gjykim i padenjë. Skuadra jonë u mbyt me kartona. Sot nuk kishim gjyqtarët kundra. Sot bëmë një ndeshje që na takonte ta bënim. Sot u ndëshkuam nga një gabim njerëzor. Kemi dominuar takimin por nuk ia arritëm.

Dominimi në mesin e fushës dha superioritet…

U munduam që ta bllokojmë kundërshtarin. Bllokuam lartë, edhe ishim të pafat për të shënuar.

Çfarë i bindi drejtuesit e klubit që tua paguan dënimin në ndeshjen e sotme?

Klubi është i lodhur nga pagesa. Kjo është për fajin tonë dhe lojtarëve. E kërkova unë që të falen lojtarët. Është më ndryshe kur jam unë me Dalipin bashkë, dhe veç e veç. Kaq nuk ia vlen.

Për rastet e dyshimta…

Lojtarët tonë asnjëherë nuk janë ndëshkuar me karton të verdhë. Por unë nuk merrem sot me gjykimin, se nuk ndikoi aspak në rezultat. Ndërsa këto janë gjëra që kur gjyqtari do t’i shoh duhet të vijë turp. Nuk e kam humbur ndeshjen nga arbitrat jo. Por kemi nja 5 javë që po dëmtohemi. Luajmë me skuadrën më të mirë të kampionatit dhe luajmë si të barabartë dhe më mirë.

Related posts

NËNA E GUARDIOLAS VDES NGA KORONAVIRUSI/ Disa javë pasi tekniku dhuroi 1 mln euro për të luftuar COVID-19

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E TALENTIT/ Agjenti Mino Raiola: Kean kishte qenë një hap larg kalimit tek…

Delo.autor

“KU ËSHTË CR7”? ​Tifozët e Barcelonës këndojnë për Ronaldon në Bernabeu

F.autor

Leave a Comment