Futboll Sport

KËRKON GARANCINË PËR TË ARDHMEN ME BRAZILIN/ Trajneri Tite: Ja sekreti i triumfit…

Do të qëndrojë apo jo Tite te Brazili pas këtij triumfi të arritur në Kupën e Amerikës? Kjo është dilema e madhe, të cilën trajneri refuzoi ta zgjidhte menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Cilido qoftë vendimi, “gjenerali” nuk donte të vidhte skenën me deklarata që nuk i përkisnin ndeshjes dhe triumfit. Në Brazil bëjnë me dije se federata është shumë e kënaqur me punën e tij dhe garantojnë se do të përgatisë pjesëmarrjen në Botërorin 2022, por ai vetë nuk është shumë i bindur për ta vazhduar rrugëtimin e tij me “Seleçaon”.

Arsyeja kryesore është largimi i 3 personave të besuar nga stafi i tij. Ai ka pikëpyetje nëse këta do të zëvendësohen me njerëzit e duhur sepse stafin e konsideron të shenjtë dhe e mendon si diçka të rëndësishme në arritjen e suksesit. Nëse do të jetë i kënaqur, sigurisht që do të jetë i hapur i vazhdimin e bashkëpunimit. Deklarata Pas finales së fituar ndaj Perusë, Tite ua dedikoi familjarëve dhe tifozëve trofeun. Ai foli për sekretet e këtij grupi dhe i çoi një mesash edhe Mesit.

“Sigurisht që jam i kënaqur. Këta djem e merituan ta fitonin këtë trofe falë punës së jashtëzakonshme që kanë bërë. Nejmar? Ai është një nga tre lojtarët më të mirë në botë, por unë e kam thënë gjithmonë se sekreti i një triumfi është grupi dhe përkushtimi. Mjafton të kujtoni që Kristiano Ronaldo nuk luajti dot në finalen e Europianit 2016 dhe Portugalia fitoi. Mesi? Unë e vlerësoj si një lojtar të jashtëzakonshëm, por duhet të jetë më i kujdesshëm me deklaratat që bën. Ato janë mungesë respekti ndaj një klubi dhe një kombi. E kuptoj deklaratën e tij për kartonin e kuq, sepse nuk e meritonte. Por, të flasë për korrupsion është diçka e madhe. Nuk i bën mirë figurës së tij”, përfundoi trajneri Tite.

Related posts

U EKZEKUTUA ME 6 PLUMBA/ Shikoni momentin e sulmit ndaj tifozit serb të Partizanit të Beogradit (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Tottenham-Liverpool: Të kuqtë dyfishojnë shifrat me Firminon (VIDEO)

Isa.Autor

NJË KAMPION I MADH ME KOSTO ZERO/ Milan hidhet në sulm, synon të “rrëmbejë” spanjollin…

Delo.autor

Leave a Comment