Futboll Seria A

Strakosha i pathyeshëm, Lazio ngjitet në renditjen e Serie A (REZULTATET)

Lazio e Thomas Strakoshës ka fituar jashtë fushe 0-3 me Sasuolon.

Një fitore e madhe e lacialëve që i çon përkohësisht në vendin e tretë ose në zonën “Champions”, në pritje të sfidës që Roma do të luajë në mbrëmje me Milanin.

Golat për Lazion u shënuan dy nga Milinkovic Savic dhe të dyja golat e tij u asistuan nga Anderson, ndërsa një tjetër e realizoi Imobile nga penalltia.

Strakosha ruajti të paprekur portën në këtë takim.

Në takimet e tjera të ditës së sotme në Serie A, vihet re fitorja e vendasve si Fiorentina 1-0 ndaj Chievos, Sampdoria 2-0 ndaj Udineses dhe Verona 2-1 ndaj Torinos.

Ndërkohë, Crotone e Ajetit ka bërë një hap të gabuar me humbjen 2-3 në shtëpi ndaj SPAL-it, që ndodhet vetëm një pozicion më poshtë në vendin e 18-të.

Me këtë humbje ata rrezikojnë seriozisht qëndrimin në Seria A. Ajeti nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë takim.

Related posts

Di Maria: Isha shumë afër Barcelonës, nuk e di çfarë ndodhi!

Q.Autor

Ish-futbollisti i MILANIT prezantohet tek ATLETICO: Nuk kam ndërmend të rivalizoj me…

Isa.Autor

MOMENT I SIKLETSHËM/ Mamaja i futet në dhomë kur po fliste me një fans (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment