Futboll Seria A Sport

ICARDI JASHTË EKIPIT “ZIKALTËR”/ Kthimi në fushë mbulohet nga misteri

“Mauro Icardi i është nënshtruar një rezonance magnetike për shkak të dhimbjeve në gjurin e djathtë. Pas kontrolleve, nuk është vënë re ndonjë ndryshim domethënës në krahasim me kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri”.

Me këtë komunikatë të shkurtër, Interi tentoi të sqaronte situatën e ish-kapitenit të vet, që nuk po stërvitet me ekipin dhe që kur iu hoq shiriti, para ndeshjes së vajtjes kundër Rapid Vjenës, praktikisht doli jashtë skuadre, me justifikim një dëmtim misterioz.

Tani klubi zikaltër e bën të qartë se sulmuesi nuk ka probleme fizike, por Icardi ankohet se ndjen dhimbje, ndaj për momentin klubi zikaltër nuk mund të marrë ndonjë masë ndëshkimore ndaj tij.

Gazzetta dello Sport shkruan se për argjentinasin është përgatitur një program i veçantë stërvitor, për ta kthyer në formë optimale. Deri të hënën e ardhshme vetëm terapi, ndërsa më pas do të shihet situata, me Icardin që nuk do të grumbullohet as për ndeshjen e së dielës në Firence, kundër Fiorentina-s.

Ndërkaq, Wanda Nara i hedh benzinë zjarrit, sepse me një postim në Instagram e bën të qartë se Icardi nuk e ka problemin te dëmtimet: “Mjaft me këto idiotllëqe! Mauro ka luajtur gjithnjë, edhe kur nuk ka qenë në formën më të mirë fizike. Ju kujtoj se në ndeshjen kundër Lazio-s asnjë mjek nuk e këshillonte të rrezikonte, por ai zbriti në fushë, për Interin dhe për kualifikimin në Champions League!”.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ 24 milionë euro në sezon, Guardiola prezantohet tek Juventus më…

Delo.autor

 NUK PO BIND/ “Quhem Mesut Ozil dhe nuk jam një futbollist i mbaruar”

Isa.Autor

ZIDANE NUK E DËSHIRON NË EKIP/ Por shikoni çfarë bën Gareth Bale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment