Futboll

Sulmi me thikë ndaj Gjokës, FSHF shtyn ndeshjen Luftëtari-Vllaznia

Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e ekipit të Vllaznisë për të shtyrë ndeshjen me Luftëtarin. Vllaznia bëri kërkesë që ndeshja e planifikuar të luhet nesër të shtyhet pas sulmit me thikë ndaj trajnerit Gjoka pasditen e djeshme. “Ndeshja e Kategorisë Superiore, KS Luftëtari – KF Vllaznia do të zhvillohet ditën e dielë ora 14:00” thuhet në njoftimin e FSHF.

Trajneri i ekipit të Vllaznisë Ernest Gjoka ra pre e një sulmi, pasi debatoi fillimisht me autorin që ka ushtuar dhunë ndaj tij. Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi në fushë sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës. Gjoka ka qenë në polici për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes.

Report TV zbardhi dinamikën e ngjarjes
Një person fillimisht e goditi trajnerin Gjoka me grusht dhe pas goditjes së fortë tekniku u rrëzua në tokë. Më pas agresori tentoi ta qëllonte edhe me thikë trajnerin e Vllaznisë, por Gjoka reagoi duke e shtyrë me këmbë dhe shmangu goditjen. Për incidentin është vënë në dijeni edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Autori i  sulmit është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Në momentin e agresionit, Gjoka ishte në shoqërinë e kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika.

shqiptarja.com

Related posts

BARDHEZINJTË NXJERRIN “KTHETRAT”/ Juve hedh sytë nga United

Isa.Autor

AVENTURA TEK ARSENAL DREJT FUNDIT/ Sirena merkatoje për Granit Xhakën, kërkohet nga klubi gjigant i Serie A…

Delo.autor

PARA NDESHJES LIVERPOOL-BAYERN/ Ja si tifozët bavarez tentuan të futeshin pa bileta (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment