Futboll

Sulmuesi i Manchester Unitedit synim serioz i Real Madridit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, është synim serioz i Real Madridit për afatin kalimtar të verës, sipas mediave britanike.
Kontrata e francezit me “Djajtë e kuq” do të skadojë këtë verë dhe pavarësisht kësaj, ai nuk është rinovimit, transmeton Express.

Gazeta britanike “The Sun” raporton se Martial shumë shpejt do të takohet me klubin për të diskutuar rreth kontratës së re, por RMC Sport shkruan se Real Madridi është duke e monitoruar këtë situatë nga afër.

Martial mund ta konsiderojë largimi nga “Old Trafford” sepse këtë sezon është duke e luajtur një rol më pak të rëndësishëm me Jose Mourinhon trajner dhe e ardhmja e tij në klub është zbehur edhe më shumë me ardhjen e Alexis Sanchezit.

Ai është lënë në stol në tri nga katër ndeshjet e fundit për Manchester United.

Përveç Realit, edhe Tottenham dhe Inter janë të interesuara për 22-vjeçarin.

 

Related posts

Legjionarët/ Ëndrra amerikane ngec në trekëndëshin e Bermudës

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Milan kërkon pasardhësin e Ibrahimovic, vë në shënjestër ish-yllin e rivalëve…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kaos total në Serie A prej koronavirusit, vendoset fati i kampionatit!

Delo.autor

Leave a Comment