Futboll

Icardi zgjedh më të mirin e historisë së Inter dhe më të mirin e historisë së futbollit

Mauro Icardi është kthyer të shprehë fjalë dashurie për Inter-in e tij: “Jam krenar që përfaqësoj skuadrën dhe tifozët si kapiten.

Të gjithë e duam njëri-tjetrin”. Sulmuesi e mori shiritin kur ishte vetëm 22 vjeç dhe ka qenë në formë shumë të mirë në këtë sezon me 18 gola në 22 ndeshje të kampionatit. Në një intervistë të dhënë për revistën “Topolino” me rastin e 110-vjetorit të klubit, argjentinasi është pyetur se çfarë do të thotë të marrësh një përgjegjësi kaq të madhe në një moshë kaq të re.

“Nuk është normale për atë moshë, por është në natyrën time të përballem me sfida të tilla”, ka thën Icardi. “Marrja e shiritit ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për mua, si lojtar dhe si burrë. Jam krenar që përfaqësoj skuadrën dhe tifozët dhe mundohem të bëj gjithmonë maksimumin. Punojmë bashkë për të mirën e të gjithëve. Ky është Inter”.

“Nuk ndodh kështu kudo. Çfarë dhurate do t’i bëja Inter-it për ditëlindje? Shumë gola dhe shumë trofe”. Icardi është pyetur edhe se çfarë do të thotë të luash në “San Siro”. “Është e jashtëzakonshme, ka gjithë këta njerëz që thërrasin ‘forza Inter’ dhe emrin tënd! Jam shumë me fat që mund të përjetoj emocione të tilla”.

Në fund, Mauro është pyetur të zgjedhë lojtarin më të mirë të historisë së zikaltërve dhe të botës së futbollit. “Javier Zanetti dhe Lionel Messi. Argjentinas, si unë”.

Related posts

GAFA E RËNDË PËR HIMNIN E KOMBËTARES/ Mediat franceze zbulojnë arsyen e vërtetë të ngatërresës

Delo.autor

REALIZOI SUPER GOL NDAJ TEUTËS/ Mbrojtësi Hoxhallari: Na pëlqen të luajmë me kreun, Vllazni është radha jote

Delo.autor

FLIK PËRGATIT KURTHIN PËR MESIN/ Trajneri i Bajernit ka gati recetën e suksesit ndaj Barçës

Delo.autor

Leave a Comment