Futboll La Liga

SURPRIZA/ Ancelotti mund të rikthehet në Spanjë, por jo tek Reali

Carlo Ancelotti mund të rikthehet në La Liga pasi Athletic Bilbao është e gatshme t’ia ofrojë atij postin e trajnerit të skuadrës.

Sipas El Gol Digital, Athletic është i gatshëm ta shkarkojë Jose Angel Ziganda, pas rezultateve të dobët dhe renditjes në pjesën e fundit të tabelës në La Liga, si dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit qysh në rrethin e tretë, transmeton Express.

Si pasojë, ekipi bask është duke i vlerësuar opsionet për trajner të ri, dhe sipas transmetuesit spanjoll, Ancelotti është në mesin e tyre.

58-vjeçari ka qenë në stol të Real Madridit nga viti 2013 deri më 2015, duke u udhëhequr skuadrën drejt titullin historik, të 10-in, në Ligën e Kampionëve qysh në sezonin e tij të parë.

Për më tepër, ish-trajneri i Milanit, e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend ta marrë drejtimin e Italisë dhe se tani dëshiron ta drejtojë ndonjë klub.

Related posts

E VEÇANTË/ Zgjedhjet për president tek Barcelona, “Jashtëtokësori” voton për herë të parë

Delo.autor

FUTBOLLI ITALIAN NË ZI/ Ndërron jetë Presidenti i klubit të Serie A

F.autor

MES SPEKTAKLIT DHE EMOCIONEVE/ Reali “fluturon” në gjysmëfinale, triumfon 3-2 ndaj Dortmund, Alonso: PSG? Do jetë ndeshje e madhe

F.autor

Leave a Comment