Futboll La Liga Sport

TËRBOHET VALVERDE/ Kur humbet Barcelona, ka gjithmonë “tërmete” të vogla…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, u shfaq në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes kundër Athletic Club, që do ta luajë të shtunën në “Camp Nou”. Ai vazhdon ta konsiderojë humbjen e fundit në Leganés si një “aksident” dhe beson se është “e pakuptimtë” për ta krahasuar me eliminimin ndaj Romës në Champions, sezonin e shkuar:

“Do të jetë e rëndësishme për të luajtur lojën tonë. Athletic është një ekip që shtyn shumë përpara për 90 minuta. Ne e dimë se çfarë na pret, ndaj duhet të japim më të mirën. Ndryshimi i sistemit? Do ta vlerësojmë nëse duhet të bëjmë ndonjë rregullim të tillë. Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të ndryshojmë modulin. Ne jemi një ekip që luan me lojtarë të rëndësishëm. Nuk mendoj se ka shumë rëndësi sistemi.

A ka pasur reflektime nga humbja me Leganes? Patjetër që kemi bërë analizën e hollësishme të kësaj ndeshjeje. Për t’u mbrojtur mirë, kemi nevojë të sulmojmë mirë. Dhe anasjelltas. A ishte një aksident ajo humbje? Të pësosh dy gola në një minutë në futboll është veçse një aksident. Por, ne duhet të përmirësohemi, është e qartë. Kjo është e njëjta gjë, që iu them lojtarëve edhe në rast fitoresh. Dua ta bëj ekipin më të mirë për të fituar. Ne të gjithë bëjmë gabime, unë dhe lojtarët. Kur humbet Barcelona, gjithmonë ka “tërmete” të vogla…

Kjo ishte një javë kyç për ngjeshjen e rivalëve të kreut. Tani nuk na lejohen hapa falsë, sepse kemi humbur pesë pikë. Lenglet? Duket mirë. Ai është një profesionist i madh, një lojtar i përgatitur gjithmonë. Unë kam në konsideratë edhe Thomas. Ata mund të luajnë edhe të dy së ​​bashku. Mbështetja e klubit? Po, ndihem plotësisht i përkrahur nga klubi.

Një pushim për Pique? Po, mund të jetë një mundësi. Nëse nuk do të luajë Pique, mund të shihni së bashku Lenglet dhe Vermaelen. Krahasimet me Romën? Secili është i lirë të mendojë çdo gjë që dëshiron. Krahasimi i humbujes me Leganés dhe asaj me Romën është i pakuptimtë”.

 

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Leipzig-PSG. Rezultati 0-3

Delo.autor

Goditja e madhe e merkatos, Kukësi prezanton ish-kampionin e Skocisë

Q.Autor

NGA VIRUSI TEK FUTBOLLI/ Shikoni koreografinë drithëruese të Zenitit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment