Futboll

Takaj me këmbë në tokë ekipin: Asgjë nuk është mbyllur, titulli vendoset në tri ndeshjet e radhës

Ardjan Takaj nuk e fsheh kënaqësinë e fitores, por qëndron me këmbë në tokë për vazhdimësinë, pasi e di shumë mirë që skuadra mund të lëshojë rrugës, duke qenë se është 11 pikë para ndjekësve. Në prononcimin pas ndeshjes, ai theksoi se tri takimet e radhës do të jenë vendimtare sa i përket titullit në kampionat.

“Ishte një ndeshje e fortë mes dy ekipeve kryesuese të kampionatit dhe normalisht që, të tilla sfida sjellin spektakël në fushë. Kështu ishte edhe ky takim, që u luftua shumë në fushë nga të dy ekipet. Bëmë një paraqitje mjaft të mirë dhe merituam që të fitonim falë këmbënguljes së lojtarëve tanë. Një gol në fund është gjithnjë i bukur. Mund të them se bëmë një fitore të madhe, që na jep mundësinë të jemi të shkëputur nga vendi i dytë i renditjes. Megjithatë, asgjë nuk është mbyllur.

Janë edhe 17 takime për t’u luajtur në fushë dhe nëse jemi të shpërqendruar, shumë shpejt kundërshtarët i gjejmë fare pranë. Në tri javët e ardhshme ndaj Kamzës, Partizanit dhe Kukësit besoj se do të vendoset shumëçka dhe nëse fitojmë, mund të them se kemi hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion”, deklaroi Takaj, për të folur më pas rreth incidentit me vëllain e Osmanit.

“Në fund, ajo ngjarje e rëndë na e prishi gëzimin e fitores, por për fat të mirë morëm lajme që na qetësojnë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore të Sokolit. Në këtë moment i qëndrojmë pranë familjes Osmani. Për fat të mirë gjithçka është nën kontrollin e mjekëve dhe gjendja duket e stabilizuar”.

Related posts

RONALDO BËN MERKATO/ Portugezi vendos nëse Icardi duhet të transferohet te Juvja

Delo.autor

TER STEGEN NJË “PËRBINDËSH”/ “Gardiani” pret 11-metërshin dhe shpëton Barcelonën! (VIDEO)

Delo.autor

Shpërthimi i Gurit, në gjurmët e “bomberave” shkodranë Salihi e Balaj

Sadik.Autor

Leave a Comment