Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇFARË PRISNI NË MERKATON E JANARIT? Trajneri Dede: Do të kemi shansin të bëjmë përforcime, vetëm nëse…

Nevil Dede pranon se qëllimi i Tiranës është kreu i renditjes në fund të 2020-ës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, numri një i stolit të bardhebluve thotë se shpreson që të plotësojë dëshirën e presidentit që Tirana të jetë e para në fund të 2020-ës për të përfituar me merkato cilësore në 2021-in. Dede shpjegon që ekipi ka gabuar shumë gjatë këtij fillimkampionati, por të gjithë janë të gatshëm për të sakrifikuar që Tirana të jetë në krye të renditjes.

Profesor, duket se e thyet akullin që në ndeshjen me Laçin. Vjen fitorja e dytë me Apoloninë?

Është e vërtetë që thyem akullin, mesa duket. Batha sa vjen e rritet, e rëndësishme është që u çlirua Muçi që shënon, mbrojtja nuk merr gol në ndeshjen e radhës. Të gjitha këto bëjnë që skuadra të ndihet e qetë dhe të ecë përpara drejt objektivit që kemi. Në këtë mënyrë i gjithë grupi shprehet akoma më mirë. E kam thënë që në fillim kur u prezantova te Tirana. Nëse njerëzit bëjnë punën e tyre, jam i bindur që të gjithë do të japin më të mirën e tyre.

Toli në mesfushë dhe mbrojtja me tre, mos ishin çelësi i suksesit të Tiranës së Dedes?

Mendoj që Toli i ka dhënë qetësi skuadrës në atë pozicion. Në atë repart ne kemi edhe të rinj nga akademia, por situata të caktuara dhe gjendje të caktuara kemi edhe zgjedhje të tilla. Ai ka bërë shumë mirë. E rëndësishme është që Toli të vazhdojë dhe të luajë në këtë mënyrë. Po bën shumë mirë. Është një lojtar që klubi ka besuar tek ai, meqenëse e ka afruar në skuadër. Zgjedhjen më pas duhet ta gjykojnë edhe të tjerët. Gjithsesi, është e rëndësishme që vazhdon dhe ka rendimentin e tij. Bën mirë për skuadrën, siç skuadra e ndihmon atë.

Në fushë kemi parë një Sasraku që ka raste, të cilat sulmues të tjerë i ëndërrojnë, por nuk bëni dot gol?

Sasrakut i thashë në fund të lojës. Ndeshja do të vijë shumë shpejt. Nuk duhet të qajmë ato që ikën, por të përmirësohemi për ndeshjet e ardhshme. Duhet ta mbajë kokën lart dhe të mendojë për Skënderbeun.

Shumë shpejt do të luani me Skënderbeun. Një sfidë nga ku kërkohet fitorja?

Është me pak fat për ne. Luajmë në fundjavë. Të gjithë kundërshtarët janë shumë të vështirë. Momentin që fillojmë të fitojmë çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Është normale që duhen pikët dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, por unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë. Ne duhet të jemi ajo Tironë që duhet të ketë vetitë që trashëgon ky klub, por ama duhet të jemi edhe të thjeshtë. Të respektojmë kundërshtarët. Këdo që kemi përballë. Për të mirat dhe të këqijat që kanë.

Presidenti ka një objektiv, kërkon nga ju kreun ose shumë pranë kreut të renditjes?

Objektivat pranë janë. Që të mendojnë dhe të marrin maksimumin në rendiment. Unë dhe stafi im duhet të marrim maksimumin nga vetvetja dhe lojtarët. Objektivat ekzistojnë që të realizohen. Ka raste që nuk realizohen, por ne duhet të rikuperojmë shumë. Kemi bërë gabime rrugës dhe deri diku është i pranueshëm objektivi që ka vënë presidenti.

Çfarë prisni nga 2021-shi në fushën e merkatos?

Pres që të arrij objektivin që na ka vënë presidenti. Në momentin që arrijmë objektivin që na ka vënë presidenti, më pas ka objektiva të përbashkëta që ka premtuar klubi.

Related posts

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Shifrat nuk gënjejnë, Vllaznia nuk ka lidhje me skuadrën e vjetshme

Delo.autor

VIDEO/ Tifozët e Bristol City ‘pushtojnë’ fushën, ja festa e çmendur pas kualifikimit

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Situatë kaotike tek Gjilani, konfirmohen 5 futbollistë të prekur me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment