Futboll Seria A

Të gjithë kundër Icardi-Wanda: Duhet t’ju vijë turp!

Wanda dhe Mauro Icardi janë mësuar të jenë në qendër të vëmendjes, por këtë herë kanë përfunduar në shënjestrën e animalistëve, që kanë kritikuar zgjedhjen e çiftit për të veshur peliçe gjatë ndeshjes së parafundit të kampionatit, që Inter ka luajtur kundër Crotone-s.

“Materiali për të kritikuar Mauro Emanuel Icardi-n nuk mungon. Një djalosh shumë i paguar, që ka humbur sensin e realitetit. Por ne nuk na interesojnë thashethemet. Na intereson të vëmë në dukje veshjet e tij që janë pjesërisht të përbëra nga gëzofi i kafshëve të vrara. Këtë duhet ta dijë edhe ai. Edhe bashkëshortja e tij mban veshur shumë peliçe. Duam t’u kujtojmë atyre se peliçet sjellin fat të keq. Inter është një skuadër e madhe, por nuk po kalon një moment të mirë dhe ka fituar të dielën e kaluar kundër Bologna-s pa Icardi-n”.

Kjo ka qenë komunikata e publikuar në faqen “centopercentoanimalisti”, ku flasin për një mungesë ndjeshmërie të Icardi-t dhe bashkëshortes së tij kundrejt jetës së kafshëve. Por nuk ka mjaftuar me kaq, duke parë se fotografi të ndryshme janë ngjitur në kangjellat e “Meazza”-s. Edhe këtë herë Wanda dhe Mauro nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Related posts

ZBULIMI TRONDITËS i ish-mbrojtësit të Tottenham: KAFSHIMI nga një MI më la…

Isa.Autor

Mungojnë prej disa ndeshjesh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ marrin vendimin për Norvegjinë

Sadik.Autor

KONFIRMOHET LAJMI/ Guardiola gjen lojtarin që kërkonte, por vetëm për 6 muaj (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment