Kategoria Superiore Shqipëri

Tefik Osmani: Nuk largohem kurrë me dëshirën time nga Skënderbeu

Skënderbeu ka nisur dje përgatitjet për takimin e radhës në kampionat, ndaj Flamurtarit, ndërkohë që i madh ka qenë interesi i mediave në stadiumin e Korçës, në prag të sfidës me vlonjatët. Ka qenë mesfushori Tefik Osmani, ai që ka dalë para kamerave, duke folur për ecurinë e ekipit dhe pritshmëritë për takim e së premtes.

ECURIA – “Me eksperiencën që kemi nuk na falej një tjetër hap fals, si në kupë dhe kampionat. Pas ndeshjes në Gjirokastër kaloi presion pak mbi ne, por i rëndësishëm është fakti që u kthyem atje ku e lame, në dhjetor, dhe krijuam sërish diferencë pikësh”

RIVALËT – “Jemi të qetë. Kemi një ndeshje të vështirë, pasi presim Flamurtarin e vendit të dytë, por të gjithë e dinë që ne futemi në fushë vetëm për të fituar. Çdo ndeshje është e vështirë, nëse nuk futemi në fushë 100% të motivuar”

ASISTI NË SHKODËR – “Të them të drejtën ndjehem mirë që po flasin shumë për pasimin, por thjesht pashë Kristin të futej dhe e tentova. Do të ndjehesha më mirë, nëse do të flisnin në përgjithësi për lojën time përpara mbrojtjes”.

ZËRAT PËR LARGIM – “Jo vetëm emri i Osmanit, por të gjithë lojtarëve të Skënderbeut në kohë merkatoje iu përmendet emri. Jemi mësuar. Unë nuk largohem kurrë më dëshirën time nga Skënderbeu. Dëshira e drejtuesve është e njëjtë, ndaj nuk mendoj se largimi do të ndodhë”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Super sfida Partizani-Tirana, ja pse mund të jetë një përballje ndryshe…

Delo.autor

SKËNDERBEU VENDOS TRAJNERIN E RI/ Ja kush është zëvendësuesi i Dajës te korçarët

Delo.autor

“TË VAZHDOJMË ME KOKËN LART”/ Flet Hysaj pas fitores: Nuk e besoja që shënova, zëvendësimin e kërkova vetë sepse….

Delo.autor

Leave a Comment