Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS PËRFORCIMEVE TË MËDHA NË MERKATO/ Një super lojtar mund të largohet nga Partizani, ja emri

Drejtuesit e Partizanit janë hedhur fuqishëm në merkato.  Ata kanë realizuar deri më tani nëntë përforcime.

Afrimet më të shumta kanë ndodhur në fazën sulmuese, duke kompletuar edhe boshllëqet e trashëguara.

Pas përfundimit të aventurës evropiane klubi do t’i nënshtrohet një tjetër procesi, i cili do të jetë i gjithi në funksion të sezonit të ri, Kupë dhe kampionat. Pjesa e dytë e merkatos pritet të shoqërohet me afrime, rinovime, por edhe spastrime.

JURGEN BARDHI

Sulmuesi nga Fushë-Kruja, Jurgen Bardhi, në karrierën e tij si futbollist njeh vetëm fanellën e kuqe, pasi me atë po rritet te Partizani, duke qenë pjesë e skuadrës së parë që 17 vjeç. Por, “demat e kuq” rrezikojnë që ta humbasin 21- vjeçarin në këtë pjesë të mbetur të merkatos.

Bardhi nuk ka pasur mundësi të luajë në Champions dhe Ligën e Evropës, për shkak të një dëmtimi të trashëguar nga fund-sezoni i shkuar. Sulmuesi është pranë rikthimit të plotë, por pas përfundimit të pjesëmarrjes në Kupat e Evropës drejtuesit duhet të zgjidhin edhe të ardhmen e futbollistit.

Bardhi është pranë përfundimit të kontratës dhe Partizani rrezikon që ta humbasë me parametër zero.

Kështu që, ekzistojnë dy mundësi për drejtuesit e klubit: të rinovojnë kontratën me Bardhin ose ta shesin jashtë vendit. Mësohet se drejtuesit po i shqyrtojnë të dy opsionet, madje flitet se ekziston edhe një pistë në Austri për shitjen e lojtarit.

Sipas transfero-market vlera e kartonit e sulmuesit 21 vjeçar është 600 mijë euro dhe kjo është një shumë e konsiderueshme për një ekip shqiptarë.

Image

 

Related posts

FORMULA 1/ Chase Carey: Garën do ta zhvillojmë normalisht edhe pse aty ka koronavirus

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-lojtari i Juventus emërohet trajner në Kroaci tek klubi…

Delo.autor

UEFA MERR VENDIMIN/ Bilbao dhe Dublini jashtë Europianit. Ja stadiumet e reja që bëhen pjesë e kompeticionit…

Delo.autor

Leave a Comment