Futboll Seria A

“Thesari” i Milan, e bleu 1500 euro… tani vlen 40 milionë!!!

Ka qenë zbulimi i verës dhe po konfirmohet në këtë sezon. Patrick Cutrone vazhdon të punojë në heshtje dhe të bëhet protagonist i Milan. Një hap larg shitjes deri në fund të gushtit, ku Sampdoria dhe Crotone kishin bërë ofertat përkatëse, futbollisti i datëlindjes 1998 qëndroi te Milan në bazë të dëshirës së Vincenzo Montella që donte një qendërsulmues të tjerë pas Kalinic dhe André Silva, që në letër niseshi favorit ndaj tij. Gjithsesi, lojtari i ardhur nga akademia e klubit e theu hierarkinë në bazë të golave të shënuar dhe duke përfituar nga dëmtimet e kroatit dhe mos përshtatja e portugezit. Tanimi, Cutrone është qendërsulmuesi titullar i Milan.

Image result for cutrone

Me rendimentin e shkëlqyer të ka pasur, 13 gola në 29 ndeshje zyrtare, vlera e Cutrone në merkato është rritur ndjeshëm dhe sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, 20-vjeçari tanimë vlen 40 milionë euro. Nëse do të shitet, mundësi që për momentin nuk merret në konsideratë nga drejtuesit, kuqezinjtë do të përfitonin një mal me para, duke qenë se Milan ka paguar për të vetëm 1500 euro kur e mori nga Parediense, skuadër amatore pranë Komos, në vitin 2006. Ndërkohë, Gattuso e këshillon: “Duhet të mendojë vetëm të punojë, të gjejë një të fejuar dhe të bëj dashuri,” Me Cutrone, Milan ka gjetur një thesar.

Related posts

SHKËLQEN KAMPIONATIN POLAK/ Gol dhe traversë, Ernest Muçi shkëlqen menjëherë tek Legia e Varshavës

Delo.autor

SOLARI FLET SI TRAJNER I REALIT: Të shkojmë atje dhe të luajmë me… DY TOPA

Isa.Autor

BONUCCI ISHTE NJË GABIM/ Fassone: CR7-ta kishte dëshirë të vinte tek ne

F.autor

Leave a Comment