Futboll Seria A

Juventus ofroi 50 milion euro për të, lojtari: Adhuroja Milanin e Shevës

Është një nga talentet më interesantë të kampionatit italian. Në gjurmët e babait Enriko Kieza, madje me mundësinë për të bërë edhe më mirë. Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, Federiko Kieza ka folur për fillimet e tij duke rrëfyer edhe hollësi interesante, një nga të cilat ka të bëjë me Milanin.

Pikërisht, në lidhje me kuqezinjtë, talenti i Fiorentinës deklaroi: “Nuk kam bërë tifo kurrë për një ekip në veçanti, por Milani i kampionëve me tërhiqte shumë.

Kaka dhe Shevçenko ishin dy lojtarë që i ndiqja me vëmendje e, megjithëse në moshë të vogël, mundohesha të mos humbisja asnjë ndeshje”.

Related posts

DHUNA NË NDESHJEN TIRANA-PARTIZANI/ Arrestohet një tifoz, dy në kërkim, 6 nën hetim (EMRAT)

F.autor

HISTORIA E NDËRLIKUAR E OZIL ME “TOPÇINJTË”/ Agjenti tregon: Po vuan jashtë mase, Arsenal i turpshëm ndaj tij

Delo.autor

SFIDA NDAJ SASUOLOS/ Pa dy titullarët e padiskutueshëm, ja formacioni i mundshëm i Inter…

Delo.autor

Leave a Comment