Shqipëri

Tirana shkarkon trajnerin, lojtarët bojkotojnë të revoltuar stërvitjen

E rrallë!. Klubi shkarkon trajnerin, ndërsa të rinjtë bojkotojnë stërvitjen, duke mos qenë dakord me vendimin. Kjo ka ndodhur dje te Tirana U-19, teksa trajnerit të saj, Sokol Bulku, i kanë komunikuar shkarkimin nga detyra.

Të revoltuar nga ky vendim, të rinjtë kryeqytetas kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancën e djeshme, shkruan panorama.

Ata nuk e kanë pritur mirë shkarkimin e trajnerit të tyre në mes të sezonit. Pas 12 javësh kampionat, Tirana U-19 renditet në vendin e katërt me 22 pikë, 6 pikë më pak se zona që të kualifikon në fazën “play-off”, nga ku shpallet edhe ekipi kampion.

Sot pritet të mësohet më shumë rreth revoltës së të rinjve, të cilët nuk janë dakord me vendimin e marrë nga kreu i klubit bardheblu, Refik Halili.

Related posts

FITORJA HISTORIKE NDAJ HUNGARISË/ Të gjithë të buzëqeshur në kampin “Kuqezi” (FOTO)

Delo.autor

MIQËSORE/ Ish-futbollisti i Kukësit protagonist në Turqi në humbjen me përmbysje ndaj Gaziantep

Delo.autor

Shënoi dhe festoi çuditshëm/ Bushiç: Me Bathën imituam Mbappen…

Isa.Autor

Leave a Comment