Champions League UEFA

Trajneri i Barcelonës flet për fatin e keq të Messit ndaj Chelsea

Ernesto Valverde ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes Chelsea – Barcelona.

Dita e nesërme do të sjellë përballë dy nga skuadrat më të mëdha evropiane, atë të Chelsea dhe Barcelonës, në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Do të jetë ‘Stamford Bridge’ stadiumi nikoqir i ndeshjes së parë.

Trajneri i Barcelonës në konferencën e mbajtur, është ndalur të flas edhe për Lionel Messin, që kurrë në karrierën e tij nuk i ka shënuar gol Chelsea, edhe pse ka zhvilluar tetë ndeshje kundër kësaj skuadre.

“Ndeshja është e rëndësishme për Leo Messin, për mua dhe të gjithë”, deklaroi Valverde.

“Për Barcelonën do të jetë një ndeshje e vështirë, por është e rëndësishme sepse ne duam të kualifikohemi. Leo ndoshta nuk ka pasur shumë fat përballë Chelsea më parë, por ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Ndeshja mes Chelsea dhe Barcelonës fillon nga ora 20:45.

Related posts

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ Ja sa miliona euro i kushtoi Championsi

Delo.autor

Champions, Voeller parashikon finalen e madhe, por a po flet si tifoz?

Sadik.Autor

UCHL/ Super ndeshje, përmbyset rezultati në Shakhtar-Roma

Q.Autor

Leave a Comment