Futboll Premier League

Trajneri i Burnley: Ederson? Është sikur të kesh Ronald Koeman në portë

Trajneri i Burnley Sean Dyche është shprehur se aftësitë e portierit Ederson të Manchester City-t me topin në këmbë është si të kesh ish-yllin e Holandës dhe Barcelona-s Ronald Koeman në portë.

Skuadra e Dyche arriti të merrte një rezultat pozitiv 1-1 ndaj Qytetarëve në Turf Moor pasditen e së shtunës, ajo mund të kishte festuar golin më herët por dy pritje fantastike të Ederson i mohuan golin Ben Mee dhe Aaron Lennon përpara se Gudmundsson të barazonte në fund.

“Nuk më besohej, ai thuajse kapi edhe goditjen e golit,” shprehet Dyche i mahnitur nga aftësitë e brazilianit.

“Po mendoja ‘oh Zot, do ta presë edhe atë’. Ai është portieri më i qetë që kam parë. Është sikur të kesh Ronald Koeman në portë, ai merr topin dhe e dërgon ku të dojë në fushë, ai e ndihmon shumë lojën e City-t.

“Jo vetëm aq, por bëri edhe pritje të mira ndaj Mee dhe Lennon. Ai është një nga shumë, shumë ‘top player’ që ka City.”

Related posts

KUKËSI-BYLIS/ Shkurtaj nuk fal nga pika e bardhë dhe realizon golin e 21-ë në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

ZËRAT E MERKATOS SHTOHEN/ Juve përgatit planin për t’i rrëmbyer Real Madrid dy yje të tjerë!

Isa.Autor

“ËSHTË NJË NDESHJE SI GJITHË TË TJERAT”/ Hoxhallari: Kemi dy rezultate në favor, ndërsa Kukësi…

Delo.autor

Leave a Comment