Kategoria Superiore Shqipëri

Formacionet zyrtare/ Testi i së vërtetës për Kamzën, Partizani e nis me Trashin në mbrojtje

Në “Selman Stërmasi” do të luhet sfida e fundit e javës së 18 që korrespondon me fundin e fazës së dytë dhe njëkohësisht me gjysmën e kampionatit. Partizani i Sulejman Starovës do të presë Kamzën e cila në fazën e parë i mundi minimalisht 1-0.

 

 

Të kuqtë vijnë pas 2 humbjeve kundër Flamurtarit një në Kupë dhe një në kampionat, dhe për këtë arsye do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët për të synuar Kupat e Europës.

Nga ana tjetër pozitat e Kamzës janë shumë më lartë sesa pritshmëritë, por pavarësisht këtij fakti sot do të ketë një test të vërtetë. Ndeshja me Partizanin është shumë e rëndësishme pasi një humbje do të bënte që të kuqtë ta kalonin në renditje.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Asani, Telushi, Batha, Lukas Kardozo, Progni, Bardhi.
Trajner: Dalipi

Kamza: Gjonikaj, Zguro, Frashëri, Lelis, Kuqo, Arrabal, Imeri, Idrizaj, Plaku, Fukui, Raçiç.
Trajner: Ndreu

Gjyqtar: Andi Koçi

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Igli Tare për mediat polake: Shpresoj se Kombëtarja do të fitojë

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Laçi: Ngjarje e paprecedentë në Kamzë, tifozët kuksianë godasin me sende të forta anësorin (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, pritet afrimi ish-mesfushorit të Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment