Futboll

Trajneri i Egjiptit hap polemika: Në Botëror do kemi problem Ramazanin

Trajneri i Kombëtares së futbollit të Egjiptit, Hector Cuper, deklaroi se Ramazani përbën një problem të madh përpara Botërorit.

“Kam një problem para Botërorit; Ramazanin. Lojtarët e mi agjërojnë dhe unë nuk kam kur t’i stërvis. Vetëm po e bëra stërvitjen në 5 të mëngjesit. Nuk mund të stërvis dikë që nuk pi lëngje dhe nuk ka kalori në trup”, tha Cuper në një intervistë për “La Nacion”.

Egjipti, që do të luajë një Botëror për herë të parë pas 28 vitesh, është në grupin A, ku do të ndeshet me Rusinë, Uruguajin dhe Arabinë Saudite.

Egjipti do të debutojë ndaj Uruguajit më 15 qershor, një ditë pasi mbaron Ramazani.

Related posts

JO VETËM FABREGAS/ Leonardo ka gati edhe opsionin “B”, NIS KONTAKTET me BARÇËN për SUAREZ 

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPINOS/ Romelu Lukaku: “Katalunasit” kanë më tepër…

Delo.autor

SKANDAL TEK LIVERPOOL/ Klubi DENONCON Salah në Polici (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment