Futboll Premier League

Sanchez thyen rekordin e shitjeve të fanellave të Manchester United

Alexis Sanchez u bë një nga blerjet më të bujshme të merkatos së janarit, kur braktisi Arsenalin për të luajtur me Manchester United.

Investimi i “djajve të kuq” duket se ka nisur të japë fryte, si në fushën e lojës, ashtu edhe në marketing e në imazhin e klubit.

Sipas drejtuesve të ekipit anglez, shitja e fanellave të sulmuesit kilian ka thyer rekordin e mëparshëm të klubit nga “Old Trafford”, një shenjë se, pavarësisht sforcimit të madh financiar, 29-vjeçari do të jetë një hit, të paktën në terma ekonomikë.

“Alexis Sanchez ka kaluar me tri herë rekordin e mëparshëm të shitjeve të fanellave te Manchester United në merkaton e dimrit. Kjo marrëveshje gjeneroi gjithashtu interes të madh në mbarë botën në rrjetet sociale”, tha shefi i klubit anglez, Ed Woodward.

“Sanchez ishte postimi me më tepër impakt në Instagramin e klubit, e ai që u shpërnda më shumë në Facebook dhe Twitter. Për të treguar se çfarë buje bëri kalimi i Sanchez duhet të nënvizojmë se, njoftimi ynë gjeneroi 75% më shumë sjellje interaktive online, sesa njoftimi për shitjen e Neymar”, shtoi Woodward.

Në një videokonferencë me aksionerët e klubit, zyrtari i Manchester United shtoi gjithashtu se pozicioni i fortë financiar i lejoi ata që të firmosin kontrata faraonike me sulmuesin kilian, si dhe t’i japin trajnerit Mourinho një marrëveshje prej 15 milionë paund në vit.

Related posts

Kina ‘thërret’ Hamsik, sllovaku në dilemë

Sadik.Autor

LIVE/ Spektakël në “San Siro” për 30 minuta, Inter “kockë e fortë” për Barcelonën

Isa.Autor

HABIT ME DEKLARATËN/ Balotelli: Messi dhe CR7 kanë fituar Topa të Artë vetëm se unë luajta me 20% të kapacitetit

F.autor

Leave a Comment