Kategoria Superiore Shqipëri

Trajneri i Kukësit: Flamurtarit nuk i vodhëm asgjë

Trajneri Peter Pacult drejtoi Kukësin për herë të parë në “Zeqir Ymeri”, por nuk arriti të kënaqë tifozët, me marrjen e 3 pikëve përballë Flamurtarit.

Austriaku vlerësoi lojën e skuadrës së tij dhe u shfaq i kënaqur me barazimin.

“Ishte një ndeshje e mirë në tërësi, të cilën u munduam ta mbajmë nën kontroll, por në momentin më të mirë tonin, erdhi edhe goli i vlonjatëve, duke na shpërqendruar disi. Edhe në pjesën e dytë luajtëm me të njëjtin ritëm dhe si rrjedhojë erdhi edhe goli i barazimit”, tha Pacult.

Kolegu i tij i Flamurtarit, Shpëtim Duro, akuzoi arbitrin Hamiti, se ndikoi në rezultatin e ndeshjes, por Pacult nuk pranon se skuadra e tij ka vjedhur gjë sot.

Ai shprehet se respekton mendimin e Duros, por vlerëson si të rregullt penalltinë në favor të veri-lindorëve.

“Mendimi i Duros, është personal i tij dhe unë nuk dua të komentoj. Nuk besoj se vendosi arbitri sot, pasi portieri ynë nuk bëri asnjë pritje sot. Penalltia në favorin tonë ishte më se e rregullt, pasi topi u mor me dorë nga mbrojtësi i Flamurtarit”, tha Pacult.

Related posts

GOL NË FRYMËN E FUNDIT NË KUALIFIKUESE/ Shqipëria U-21 i merr një barazim dramatik Turqisë

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Avdijaj mbërrin në Shkodër, sulmuesi i Tiranës pranë akordit me Vllazninë

Delo.autor

PARTIZANI-BESËLIDHJA/ Trajneri Somrani me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment