Futboll

Trajneri portugez: FIFA duhet ta pezullojë Messi-n për një arsye shumë të thjeshtë

Trajneri i Iranit, Carlos Queiroz, ka bërë shaka duke thënë se FIFA duhet ta pezullojë Messi-n “deri në momentin që të provohet se ai është me të vërtetë një njeri”! Trajneri portugez beson se sulmuesi argjentinas është aq i mirë sa ai nuk duhet lejuar të luajë. Kombëtarja e drejtuar nga Queiroz është në Grupin B të Kupës së Botës me Portugalinë, Spanjën dhe Marokun, ndërsa Argjentina e Messi-t është në Grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Kjo do të jetë pjesëmarrka e dytë radhazi për Iran në Kupën e Botës. Në 2014-ën ata janë mundur 1-0 nga Argjentina në fazën me grupe pas një goli të realizuar nga Messi në minutat shtesë. “Kam thënë gjithmonë se është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka shpjeguar Queiroz për FIFA.com . “Nuk është normal. Po të ishte njerëzor, nuk do të kishte patur atë moment magjik në atë ndeshje. Zakonisht nuk më pëlqen të humbas, por nuk jam mërzitur për atë humbje”.

“Janë ato momente që e bëjnë futbollin sportin më të bukur në botë. Dhe është një moment akoma më special kur vjen nga një lojtar që nuk duhet lejuar të luajë nga FIFA deri në momentin që nuk është provuar se ai është njerëzor!”.

Related posts

Ish-trajneri i Inter, Lucescu: Nga Inter u largova prej Ronaldos, nuk mund ta pranoja

Delo.autor

Pioli: Napoli nuk është i pamposhtur

Sadik.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment