Futboll

Pacult: Skënderbeu tregoi se e meriton vendin e parë

“Ta mbyllësh me barazim një ndeshje që e ke në avantazh të dy golave, patjetër që nuk të vjen mirë. Lojën dhe rezultatin e kishim në duart tona, mund të shënonim edhe golin e tretë. Goli i parë i Skënderbeut na e uli pak ritmin dhe moralin. Pas atij goli gabuam, sepse nuk vepruam si duhet në fazën mbrojtëse. E lejuam të shënonte jo pa lehtësi kundërshtarin. Aty ndryshoi loja, u rikthye besimi te lojtarët e Skënderbeut. Ata ia dolën të barazonin. Ne nuk kishim fat të shënonim me Gurin, që goditi shtyllën në fund. Përgëzoj kundërshtarin, sepse sot, në një terren të vështirë, u pa që Skënderbeu është me meritë në vendin e parë. Skënderbeu vinte me problem në këtë transfertë? Mos harroni se edhe ne kemi pasur shumë mungesa. Skënderbeu, me buxhetin që ka, i lejon vetes të ketë një organikë më të madhe lojtarësh. Në fund të fundit duhet të pajtohemi me barazimin. Soue bëri një veprim klasi në golin e dytë, por gaboi edhe mbrojtja jonë. Kushtet e stadiumit tonë? Jam ndeshur shpesh me këtë pyetje javët e fundit. Këto ditë do shohim se çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë çështje”.

Related posts

CR7 “HEROI” I JUVENTUSIT/ Shihni dy golat që i dhanë shpresë “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Ronaldo del nga vetja, tallet me taktikat e Solskjaer gjatë “poshtërimit” nga Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Rennes-PSG, njihuni me formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment