Futboll Premier League

Turpërohet në ‘Stamford Bridge’ nga Bournemouth, Conte: Po bëj punë të shkëlqyeshme

Antonio Conte insiston se është duke bërë punë shumë të madhe në Chelsea

Skuadra londineze, Chelsea mbrëmë është mposhtur 0:3 nga Bournemouth në Stamford Bridge, duke rrezikuar kështu pozitën e katërt.

Por, trajneri Antonio Conte thotë se ai, stafi dhe skuadra janë duke bërë punë të madhe këtë sezon.

“Më duhet ta pranojë situatën time. Jam shumë i relaksuar. E di se jam duke bërë punë të madhe, unë, stafi dhe lojtarët”, u shpreh italiani pas humbjes nga Bournemouth.

Chelsea pas 25 xhirosh renditet në vendin e katërt më 50 pikë, aq sa ka edhe Liverpool dhe vetëm dy pikë më shumë se sa Tottenham në vendin e pestë.

Related posts

DITA E FLAMURIT/ ​Yjet shqiptarë të futbollit urojnë për 28 Nëntorin (FOTO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË ITALI/ Tifozi kap peshk brenda në stadium (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Ajax-Tottenham, Lucas shënon golin e shpresës për anglezët

Delo.autor

Leave a Comment