Futboll Premier League Sport

U KËRCËNUAN FAMILJARISHT/ Emery vendos të ardhmen e dyshes së Arsenal

Dy futbollistët e Arsenal, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac po jetojnë nën mbrojtjen e agjentëve të sigurisë, për shkak se është kërcënuar seriozisht siguria e jetës së tyre dhe të familjarëve.

Për këtë motiv, të dy yjet u detyruan të humbasin sfidën e parë sezonale në Premier League, ndaj Newcastle, por fatmirësisht një lajm pozitiv është konfirmuar këtë të enjte nga trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery.

Në konferencën për mediat të dhënë dy ditë para ndeshjes kundër Burnley, tekniku Emery deklaroi: “Tentoj të jem pozitiv dhe mendoj se futbollistët janë të përqendruar te skuadra”.

“Ata janë gati të luajnë në 100%. Dua t’i ndihmoj që të rigjejnë normalitetin, duke u stërvitur bashkë, duke menduar dhe përqendruar mbi çdo ndeshje që kemi përballë”, deklaroi trajneri i Arsenal, Unai Emery në lidhje me Ozil dhe Kolasinac.

Ndërkohë, në lidhje me kërcënimet dhe situatën e dy futbollistëve, më datë 8 gusht janë arrestuar dy persona, që ndodheshin pranë banesës së Ozil, të akuzuar për prishje të rendit publik dhe tentativë grabitje të mjetit.

Related posts

REZULTAT FËMIJËSH/ Ndodh sot në SHQIPËRI, shënohen 21 GOLA në një ndeshje (FOTO)

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Bayern Mynchen për të bërë historinë në Sevillia, Heynkes lë në stol Robben

Sadik.Autor

PAS HUMJES TURPËRUESE NGA PSG/ Ramos: Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar

Delo.autor

Leave a Comment