Europa League UEFA

UEFA zbulon shanset e kualifikimit të Juventus

“Të shkretët ata që demoralizojnë ambientin për një barazim 2-2 kundër Tottenham!”. Kështu trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri kishte deklaruar pas takimit të parë të të tetave të Champions League, që Juventus barazoi ndaj “Spurs” në Torino  me rezultatin 2-2. Një rezultat që lë të hapur çdo skenar kualifikimi për sfidën e kthimit të programuar për datën 7 mars, në Londër dhe UEFA zbulon shanset që ka skuadra bardhezi e Allegrit, për të kaluar turin.

“Në 10 rastet e mëparshme, në sfidat me eliminim direkt, ose finale vajtje-ardhje, kampionët e Italisë në fuqi, kanë kaluar turin, ose fituar trofeun në gjashtë raste, ndërsa katër herë janë eliminuar. Por ndërkohë, nga këto 10 rastet e mëparshme me gol, në pesë raste kanë barazuar në takimin e parë me rezultatin 2-2, duke kaluar turin vetëm dy herë dhe për tu eliminuar në tre okazione. Duke konsideruar vetëm këtë statistikë të fundit, pra shanset e kualifikimit vërtiten rreth 40%”, citon analziza e UEFA-s.

“Ndërkohë, nëse në shqyrtim do të merren të gjitha rastet e mëparshme në Kupën e Kampioneve dhe UEFA Champions League, në të cilat skuadra bardhezi ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 në takimin e parë, shanset e Zonjës së Vjetër duket se janë theksueshëm më të vogla. Në 29 raste, në fakt, vetëm pesë herë skuadra e shtëpisë ka kaluar turin në transfertë, me një përqindje vetëm pak mbi 17%”, përfundon analiza mbi shanset e kualifikimit të Juventus. Por është e qartë që do të jetë fusha ajo që do të vendosë se cila skuadër do të shkojë në finale.

Related posts

Lacazette shënon gol ndaj Atletico Madridit (VIDEO)

Sadik.Autor

UEFA BËN “REVOLUCION”/ Ja 9 ndryshimet radikale të rregullores së lojës

Delo.autor

Presidenti i PSG-së: Gjyqtari ndihmoi Real Madridin

Q.Autor

Leave a Comment