Futboll Premier League

United përgatitet për sfidën ndaj Sevilla-s, mungon ylli i skuadrës

Manchester United ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjes për ndeshjen ndaj Sevilla-s. Takim i vlefshëm për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve që do të luhet ditën e mërkurë në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Në prag të kësaj sfide, Mourinho së bashku me grupin e lojtarëve duken të fokusuar për të regjistruar suksesin e radhës që të kalojnë në raundin tjetër. Ekipi është stërvitur në kompleksin Carrington ndërsa ditën e nesërme do të nisën drejt Spanjës.

Anthony Martial, Michael Carrick, Marcos Rojo dhe Mourinho ishin të parët që mbërritën në kampin stërvitore. Ende e paqartë mbetet prezenca e Pogba-së, i cili nuk u pa me grupin dhe nuk dihet ende nëse do të jetë apo jo i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Mesfushori francez mungoi edhe në takimin që United fitoi 2-0 në FA Cup ndaj Huddersfield në fundjavë.

Related posts

LIVE/ Spanja “e dënuar” për të mposhtur Rusinë e disiplinuar të Çerçesov

Sadik.Autor

LISTA E PLOTË/ Spikasin afrimet e Kallakut, Skukës dhe Bitrit. Si ndryshon Partizani pas merkatos së janarit

Delo.autor

Manchester United interesohet për djalin e Phil Neville

Q.Autor

Leave a Comment