Futboll Premier League

Conte donte të shiste Batshuayin, por klubi refuzoi

Michy Batshuayi ka befasuar të gjithë te Borussia Dortmundi me paraqitjet e tij fantastike.

Që nga kalimi i tij te klubi gjerman nga Chelsea gjatë janarit, belgu ka shënuar pesë gola në katër ndeshje.

Festa pas golit

Ai erdhi në Westfalenstadion në formë të huzimit, por pa të drejt blerje edhe pse BVB kërkoi disa herë që blerja e tij të përfshihet si opsion.

Sipas Daily Mirror, ishte vet klubi i Chelseat që bllokoi shitjen e lojtarit, edhe pse dëshira e Antonio Contes ishte një shitje përfundimtare.

Por, lidershipi i Bluve nuk pranoi që kjo të ndodh pasi ata ishin të bindur se Batshuayi mund të ketë të ardhme të madhe në Londër.

Michy Batshuayi duke festuar golin ndaj Newcastles (Getty Images)

Sa ishte pjesë e klubit anglez ai kishte shënuar 10 gola në 25 paraqitje në gjysmën e parë të sezonit 2017/18.

24-vjeçari u ble nga Marseille në vitin 2016 për rreth 40 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME/ Synon përforcime, Barcelona gati 160 milionë euro për dy yjet e Inter…

Delo.autor

SHQIPTARËT, LIDERË TË LOKOMOTIVËS SË ZAGREBIT/ Kallaku dhe Çokaj, protagonistë ndaj Rijekës

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ Gattusos tani i duhet MREKULLIA, i dëmtohet LOJTARI MË I MIRË

Isa.Autor

Leave a Comment