Futboll La Liga

Valverde: Messi e Suarez në stol kundër Gironas? Është e mundshme

Valverde është duke shqyrtuar mundësinë që t’i pushojë Messin e Suarezin. Ai mund t’i lë në stol dy sulmuesit për ndeshjen që Barcelona e zhvillon me Gironan.
Lionel Messi dhe Luis Saurez, Barcelona i ka të gjitha shpresat te këta dy lojtarë për pjesën e mbetur të sezonit andaj për të evituar ndonjë dëmtim, Ernesto Valverde është duke menduar që të bëjë rrotacione kundër Gironas.

Trajneri i Barcelonës nuk e ka përjashtuar mundësinë që Messi e Suarez ta nisin ndeshjen nga stoli.

“Pushim për Messin e Suarezin? Është e mundshme, por nuk do ta zbuloj”, u shpreh ai. “Do të luajmë për nëntë pikë brenda një jave dhe është e rëndësishme që të bëhen rrotacione. Do të shohim se si është edhe Pique”.

Valverde foli edhe për Ousmane Dembelen, që po kalon një sezon zhgënjyes. Ndoshta të shtunën është mundësia e artë për ishin e Borussia Dortmundit që ta nis titullar sfidën kundër Gironas.

“Dembélé? Le të shpresojmë se është mirë, për këtë është thirrur edhe me ekipin. Është futur në listë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Barcelona do të përballet me Gironan të shtunën në “Camp Nou” nga ora 20:45.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Dortmund merr lajmin e keq, rezulton pozitiv me COVID-19 mesfushori…

Delo.autor

E BUJSHME/ Legjenda e Barcelonës konfirmon largimin e Mesit me një postim në rrjetet sociale

Delo.autor

“NUK KA RRUGË TJETËR, TA FITOJMË DERBIN”/ Ish-sulmuesi i Partizanit ndez atmosferën në prag të ndeshjes me Tiranën

Delo.autor

Leave a Comment