Futboll

Valverde për Arthurin: “Mendova se ishte aktor”

Valverde ka bërë shaka me gazetarët në konferencë për media, kur është pyetur për Arthurin që sipas mediave braziliane, është shumë afër kalimit në “Camp Nou”.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i është shmangur pyetjes për interesimin për mesfushorin e Gremios, Arthur, duke thënë se fillimisht mendoi se po pyetet për ndonjë aktor.

Kur u pyet për Arthurin, Valverde tentoi t’i bindë gazetarët duke u përgjigjur me injorancë.

“Arthur? Si ishte mbiemri i tij? Mendova se ai ishte aktor. Ai është në një tjetër ekip, e kam shikuar, si shumë të tjerë”, u përgjigj Valverde.

Mediat braziliane vazhdimisht janë duke raportuar se Arthur është shumë afër kalimit në “Camp Nou” për 40 milionë euro.

Related posts

E PABESUESHME/ “Krijuesit” e SPRAJTIT denoncojnë FIFA-n dhe duan dëmshpërblim, ja arsyeja…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Nëna e Mbappe lëshon “BOMBËN”: Djali im do të luajë me ekipin…

Delo.autor

Salihu harron golin ndaj St.Polten, Bundesliga Austriake “mirazh” për Neustadt

Sadik.Autor

Leave a Comment