Futboll Premier League

Valverde përkrah Contes: Ai e fitoi titullin sezonin e kaluar

Trajneri në presion të madh, Antonio Conte, ka marrë përkrahje nga Spanja, gjegjësisht nga rivali i tij në Ligën e Kampionëve, Ernesto Valverde.

Conte është shumë afër shkarkimit pasi Blutë janë në vendin e katërt në tabelë me dy humbje rresht.

U flit shumë për shkarkimin e tij

Luis Enrique po spekulohet se mund të marrë drejtimin e Chelseat dhe i pyetur për një mundësi të tillë, Valverde nuk hezitoi të lëvdonte Conten.

“Ju po bëni një parashikim të madh, sepse për momentin asgjë nuk ka ndodhur”.

“A dëshironi që und t’iu them çka do të ndodhë në të ardhmken? Ose të bëj ndonjë parashikim? Për momentin nuk ka ndryshime”.

“Trajneri i Chelseat është ai që i urdhëhoqi drejt fitores në Ligën Premier, kështu që ai ka fituar shumë tituj dhe ka pasur një karrierë të mrekullueshme”.

“Nuk ka shumë për t’u menduar në këtë aspekt”, deklaroi Valverde.

Më 20 shkurt zhvillohet ndeshja e parë mes Chelseat dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Related posts

10 futbollistët më të shpejtë në Premierligë, i pari Leroy Sane

Sadik.Autor

Sulmuesi i Milanit arrin akordin me Atletikon e Madridit, kuqezinjtë duan ish-lojtarin e Juventusit

Isa.Autor

I DHA FUND AVENTURËS ME TIRANËN/ Lojtari 21-vjeçar transferohet tek Bylisi

Delo.autor

Leave a Comment