Futboll Seria A

Mirabelli bën ‘çmendurinë’ e radhës, gati të transferojë ish yllin e Manchester United

Pasi nuk bëri asnjë transferim gjatë merkatos së janarit, Milani nuk ka  plan për të qëndruar duarkryq edhe gjatë verës dhe Massimiliano Mirabelli është tashmë në kërkim të një sulmuesi potencial.

Objektivi konkret mesa duket tani për Mirabellin është Memphis Depay, i cili luan tek Lyon, por ka veshur edhe fanellën e Manchester United në Premier League.

Lojtari holandez i pëlqen shumë Milanit, dhe tratativat mesa duket do të nisin më herët se përfundimi i sezonit.

Me këtë transferim, Milan do të merrte më tepër frymë në sulm, por gjithashtu mund të rikthehen tek formacioni i shumë dëshiruar i Silvio Berlusconit, 4-3-1-2, me Calhanoglu si trekuartist, në pozicionin e tij të preferuar./Alpenews.al/

Related posts

DE BRUNE IKËN NGA CITY/ Dy emra të mundshëm si pasues të belgut

F.autor

Dorëzohet Chiellini: Kane i jashtëzakonshëm, nuk mund ta ndal!

Q.Autor

“LOKOMOTIVA IA KA KALUAR DHE ZVICRËS, KA MË SHUMË SHQIPTARË”/ Media kroate: Shqipja, gjuha e dytë

Delo.autor

Leave a Comment