Futboll Seria A

Vazhdon tradita e ditëlindjeve te Interi, këtë herë me miell dhe vezë mbulohet Icardi

Në vitin e fundit është shndërruar në një traditë te Interi se sa herë ka dikush ditëlindjen, atëherë ai mbulohet me miell dhe vezë.

Kjo shaka bëhet mes lojtarëve dhe stafit teknik, kështu për të përmirësuar sa do pak atmosferën grupore.

Është Mauro Icardi ai i cili është gjithmonë në krye të çdo shakaje, por jo dhe sot.

Argjentinasi kishe ditëlindjen dhe mbushi 25 vjet, që tradita e millit dhe vezëve mos të prishet u përkujdesen dyshja Davide Santon dhe Roberto Gagliardini.

Icardi është përfshirë në 110 gola në 147 ndeshje në Serie A për Interin që nga sezoni 2013/14.

Ai ka arritur të shënojë 89 gola dhe ka asistuar 21 herë.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Beneventos që renditet e fundit në tabelë.

Related posts

E KRYER/ Tare mbyll goditjen tjetër te Lazio, por zyrtarizimi varet nga një faktor

Delo.autor

“BLINDON” YLLIN E SKUADRËS/ Ancelotti befason: Vlen 150 milionë euro, por nuk…

Delo.autor

“Ninxha” flet si zikaltër: Më shiti Roma, i lumtur që rigjej Spaletin

Isa.Autor

Leave a Comment