Futboll Seria A Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK INTERI/ Pronarët e rinj vijnë me një surprizë 50 milionëshe për Spallettin

Sot, u konfirmua zyrtarisht se fondi LionRock Capital ka marrë 31.05% të aksioneve të Erick Thohir për shumën e 150 milionë eurove.

Tashmë do të jetë kompania Sunign dhe fondi nga Hong Kongu që do të ndërtojnë Interin e së ardhmes, dhe prej ditës së sotme është zbuluar se klubi zikaltër është pranë marrëveshjes me Cagliarin për të marrë shërbimet e Nicolo Barella.

Këtë fundjavë Piero Ausilio ishte në Cagliari duke e ndjekur nga stadiumi mesfushorin, ndërsa Beppe Marotta është vënë në kontakt me drejtuesit e klubit ishullor për të arritur marrëveshje.

Talenti vlerësohet 50 milionë euro sipas tyre, por te Inter kanë menduar një zgjidhje tjetër: 20-30 milionë euro dhe huazimin e tre lojtarëve të rinj. Bëhet fjalë për Pinamontin, Emers dhe Vanheusden, të cilët mund të ri-blihen sërish nga skuadra e Spallettit në të ardhmen.

Related posts

Lacio e STRAKOSHËS gjen “heroin” e ri shqiptar, Igli TARE fiton “bastin” e tij

Isa.Autor

VIDEO/ Godet gjiganti turk Besiktas, transferon një super lojtar

Q.Autor

DYBALA NUK ËSHTË I PAPREKSHËM/ Ideja e fundit për Juventus është një super shkëmbim me klubin anglez…

Delo.autor

Leave a Comment