Futboll

Vetëm tri ekipe i kanë rezistuar, ja 36 “viktimat”’ e Leo Messit në La Liga

Leo Messi po shkruan faqe historike në çdo ndeshje të La Liga-s. Ylli argjentinas i Barcelonës, ​​i cili ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, falë rregullsisë së konkludimit, tani është, gjithashtu, lojtari që ka mundur (duke u shënuar gol) më shumë kundërshtarë: 36. Në këtë kapitull, me golat e tij ndaj Girona në “Camp Nou” (6-1), “Rosarino” mposhti Raul Gonzalez (Real Madrid) dhe Aritz Aduriz (Athletic), të cilët kishin bërë “viktima” me golat e tyre 35 ekipe kundërshtare në Spanjë. Nuk ka rëndësi se cili është kundërshtari para “10” së Barcelonës. Messi nuk bën dallim, kur bëhet fjalë për të shënuar. Ky është sekreti i madh i Messit. Nuk ka lojëra të kategorisë më të lartë se të tjerat.

Në të gjitha, ai është i përfshirë maksimalisht, që të bëjë më të mirën e mundur dhe të ndihmojë ekipin të fitojë. Nëse ai e bën këtë duke shënuar edhe gola, aq më mirë, por argjentinasi ndihet po aq i lumtur me golat ndaj skuadrës së vendit të fundit, të dytë ose të tretë në renditje. Ajo që është e dallon është pjesëmarrja, bashkëpunimi, lehtësimi i punës në tërësi. Ndeshja e madhe e Messit u zhvillua kur Pep Guardiola, në sezonin e tij të parë (2008-2009), i dha atij mundësinë e debutimit me ekipin e parë të Barcelonës. Ishte stërvitja, në të cilën Ronaldinho dhe Deco i thanë lamtumirë ekipit. Të njëjtin fat kishte Eto’o, por kamerunasi qëndroi edhe një vit, ashtu si Henry. Udhëheqësi i “helikopterit të Santpedor” ishte Messi.

Me një ritëm rekord
Dhe, që nga ajo kohë, Leo nuk ka ndalur së shënuari me një ritëm kaq të rregullt dhe të qëndrueshëm. Deri më sot duket e pamundur që ai të mos ketë realizuar 30 apo më shumë gola në çdonjërin nga dhjetë sezonet e fundit. Ajo që ka arritur është kaq spektakolare, sa tani, gjithçka që vjen, në shenja dhe shifra nuk është parë kurrë. Messi, futbollist nga një tjetër planet, që nga dalja e tij në kampionatin spanjoll, ka Sevilla “viktimën” e tij të preferuar. “Rosarino”, në 22 ndeshje, ka arritur të kapërcejë në 23 raste portën e ekipit të Sevilla. Ankthi i fotografisë së “Pizjuan” është, për një dekadë, Leo Messi.

Ka tre skuadra të tjera, në të cilat “La Pulga” ka mundur t’u shënojë më shumë se 20 gola në La Liga: Atlético Madrid (22 gola), Osasuna dhe Valencia (të dyja, me 21 gola), Espanyol (18 gola), Deportivo dhe Real Madrid (nga 17 gola). Levante dhe Rayo Vallecano (16 gola) janë objektivat e ardhshëm të preferuara të “10” së Barcelonës. Statistikat e tij janë shkatërruese, duke pasur parasysh se 16 gola i shënoi në 9 ndeshje, mesatarisht 1.7 gola për lojë. Vetëm tri ekipe i kanë rezistuar Messit në La Liga: Cádiz (1 ndeshje), Murcia (1 ndeshje) dhe Xerez (2 ndeshje). Ato janë ekipet e vetme, që argjentinasi nuk ka qenë në gjendje t’u shënojë.

36 “viktimat” e Leo Messit në La Liga:

Related posts

NGA WANDA TEK SPALLETTI/ Ja si e ndryshoi Marotta Interin në 10 ditë

Delo.autor

HYSAJ TREMB STAFIN DHE EDY REJAN/ Ja çfarë ka ndodhi me mbrojtësin gjatë grumbullimit të Kombëtares

Delo.autor

A KOMBINOHENI ME BROJËN? Cikalleshi: Nuk kemi luajtur bashkë, por është një potencial i mirë për…

Delo.autor

Leave a Comment