Futboll Premier League Sport

NDEZ DUELIN REAL MADRID-LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Ylli Salah: Sergio Ramos i përket së kaluarës…

Mohamed Salah ka folur mbi përplasjen e finales së Kievit me qendërmbrojtësin Sergio Ramos, ku u dëmtua gjatë lojës dhe humbi atë ndeshje tepër të rëndësishme. Ndërsa përgatitet të përballet sërish me Real Madridin më 6 prill, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sulmuesi egjiptian nuk lë të kuptohet për revansh apo hakmarrje ndaj kapitenit të bardhë.

Për të, ai dëmtim në shpatull, shkaktuar nga Ramos në finalen e Champions-it 2018, e cila e detyroi ta shikonte humbjen 3-1 të Liverpool-it nga dhoma e zhveshjes, i përket së kaluarës. Ky moment është pjesë e të kaluarës, kështu që nuk mendoj për atë që më ndodhi me Ramos, – tha Salah për “Marca”. – Tani jam duke menduar për aktualitetin dhe ekipin ku luaj. Të gjithë janë të përqendruar në ekipin e tyre dhe të gjithë duan të fitojnë. Kjo është gjithçka.

Le të themi vetëm se unë kam motiv të veçantë për të fituar ndaj Real Madridit dhe për të shkuar në gjysmëfinale. Ajo që do të ndodhë tani nuk do ta ndryshojë rezultatin e finales së Kievit. Ai incident i takon së kaluarës. Unë mendoj se të dyja ekipet jemi të forta. Të dyja palët i kanë fituar dy ndeshjet e fundit në Champions. Të dyja ekipet janë të përgatitura. Është një kompeticion i veçantë dhe të dyja ekipet po bëjnë mirë në të”.

Related posts

LIVE/ Po luhet derbi Milan-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

PUBLIKOHET “TOP 11” LISTA/ “L’Equipe” zbulon ekipin ideal të vitit 2021, ka dy përjashtime të bujshme

Delo.autor

TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Del Piero, Maldini, Totti dhe Zanetti njëzëri: Ja si bëhesh kapiten i shkëlqyer!

Delo.autor

Leave a Comment