Futboll

Video: Gjermania del në finale, çmendet Schweinsteiger

Mrekulli në akull. Kështu mund të përshkruhet historia e pabesueshme e kombëtares gjermane të hokejit në akull në Lojërat Olimpikë të dimrit. Gjermania ka dalë në finale pas arritjes së një fitoreje historike 4-3 kundër Kanadasë (kampionia në fuqi) në gjysmëfinale dhe do të përballet me rusët në finale.

Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e kombëtares gjermane të hokejit që të fitohej medalja e argjendtë në Lojërat Olimpike të dimrit dhe tani mund të synojnë të artën. Në 1976-ën është konsideruar një mrekulli fitimi i medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike dimërore të Insbrukut, për këtë arsye arritja e realizuar nga skuadra e Marco Sturm është kaq e jashtëzakonshme.

Gjithashtu, Gjermania nuk kishte arritur kurrë të mundte Kanadanë në Lojërat Olimpike dhe fitorja e djeshme, pavarësisht se rezultati ka qenë 4-1 në një moment të ndeshjes, ka qenë e vuajtur deri në sekondën e fundit. I gjithë vendi shtë gëzuar për këtë arritje dhe njëri nga ata ka qenë edhe Bastain Schweinstiger, legjenda e futbollit gjerman, i cili nuk e ka përmbajtur gëzimin pasi ekipi siguroi kualifikimin historik.

 

Related posts

NUK I VË ASNJË LIMIT VETES/ Ylli i Juventusit ëndërron: Do të më pëlqente shumë të kisha një rol…

Delo.autor

NEXHEPI KTHEHET PAS NË KOHË/ Zgjedh golin më të bukur në karrierë. Shikoni silurën e ish-mesfushorit (VIDEO)

Delo.autor

Donis Avdijaj nuk ndalet shënon gol të bukur në Holandë

Sadik.Autor

Leave a Comment