Futboll Sport

KURIOZITETET DHE STATISTIKAT/ Dynamo Kyiv pret Juventus në shtëpi, ja precedentët…

Kjo e mbrëmjes së sotme do të jetë sfida e gjashtë mes Dinamos së Kievit dhe Juventusit (4 përballje për Kupat e Europës dhe 1 miqësore e gati gysmëshekulli më parë, e përfunduar pa gola). Bilanci deri tani flet për 3 suksese bardhezi, nga të cilët dy në Kiev, ku do të luajë sot “Zonja e Vjetër” dhe dy barazime. Përballja më e freskët mes këtyre dy skuadrave është faza e grupeve në sezonin 2002- 2003 të Ligës së Kampioneve.

Nëse në Ukrainë kampionët e Italisë fitonin 2-1 me përmbysje, në Torino shpërthyen në goleadë, 5-0. Ndërkohë, duelet e tjera kanë qenë sërish në Champions, në çerekfinalet e kompeticionit 1997-1998, ku Juventusi barazonte 1-1 në shtëpi, por fitonte në Kiev 4-1, me tripletë të Filipo Inzagit dhe gol të Alesandro del Pieros. Ndërkohë, disa statistika dhe kuriozitete të tjera lidhur me duelin Dinamo Kiev-Juventus, radhiten si më poshtë:

– Mirçea Luçesku, trajneri rumun i Dinamos, është një njohje e vjetër e Serisë A, teksa ka stërvitur skuadrat e Pizës në sezonin 1990- 1991, Breshas në 1991-1996, Rexhanës 1996-1997 dhe Interit në 1998-1999.

– Andrea Pirlo, trajneri aktual i Juventusit, e ka bërë debutimin e tij si profesionist në Serinë A në moshën 16-vjeçare, pikërisht në Breshan e stërvitur nga Luçesku, në vitin 1995.

– Bilanci i Luçeskut kundër Juventusit në Serinë A gjatë përballjeve mes tyre ka qenë 1 fitore; 3 barazime dhe 3 humbje. Suksesi i vetëm është ai 2-0, në stolin e Breshas në sezonin 1992-1993.

– Mirçea Luçesku është përballur me Juventusin edhe në grupet e Ligës së Kampioneve, por kur stërviste ukrainasit e tjetër të Shahtjor Donetskut. Bilanci flet për një humbje 1-0 në Donetsk dhe një barazim 1-1 në Torino, ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të sezonit 2012-2013.

– Në stadiumin “NSK Olimpiyskiy”, Kristiano Ronaldo ka shndërruar në gol një penallti, në ndeshjen eliminatore për “Europianin 2020”, Ukrainë-Portugali 2-1, më 14 tetor 2019.

– Kristiano Ronaldo ka shënuar në shtëpi (3-0) dhe në transfertë( 2- 0) kundër Luksemburgut të Gerson Rodrigezit (lojtar i Shahtjorit), në kualifikueset e “Euro 2020”.

– Trajneri rumun, Mirçea Luçesku, ka qenë ai që i ka dhuruar juventinit Merih Demiral debutimin me kombëtaren e Turqisë, konkretisht në miqësoren kundër Ukrainës (barazim 0-0), në 20 nëntor të vitit 2018.

– Juventini Alvaro Morata e ka shënuar pikërisht në Ukrainë golin e tij të parë me bluzën e Spanjës, konkretisht në 27 mars 2015, në duelin e fituar nga iberikasit 1-0 (kualifikuese e “Euro 2016”).

– Dinamo Kiev-Juventus do të jetë edhe dueli mes dy shokëve të kombëtares polake, Tomaz Kedziora i Dinamos dhe Vojceh Sheznit të Juventusit.

Related posts

I padishiruar te Man.United, por Shaw kërkohet nga Barcelona

Sadik.Autor

SERIA A/ Cambiaso ngacmon Milanin: E ngritën shumë ‘stekën’

Q.Autor

SERIA A/ Biletat e Juve-Verona vërtetojnë lamtumirën e Buffon?

Sadik.Autor

Leave a Comment