Europa League UEFA

VIDEO/ Ish sulmuesi i Chelseat e ndëshkon në fund Atalantan e Berishës dhe ia dhuron fitoren Dortmundit

Atalanta e Berishës ka marrë një rezultat negativ nga ndeshja e parë kundër Dortmundit në Europa League.

Borussia Dortmundi ka fituar në shtëpi 3-2 kundër Atalantas së portierit shqiptar, Etrit Berisha, rezultat ky që nuk është i favorshëm për italianët, që ndeshjen e kthimit e zhvillojnë në shtëpi javën e ardhshme.

Golin e fitores Dortmundi e realizoi në fund të ndeshjes. Ish sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi, shënoi për 3-2 në minutën e 90’, ndërsa kishte realizuar edhe golin e barazimit në minutën e 65’, kurse golin e parë e shënoi Andre Schuerrle, në minutën e 30’të.

Për Atalantan e Etrit Berishës realizoi Josip Ilicic 51’ dhe 56’.

Related posts

SI ASNJËHERË MË PARË/ Ja çfarë po ndodh në finalen e Europa Leagues në Baku (FOTO)

Delo.autor

Arsenal-CSKA, rusët kanë fituar vetëm 1 nga 10 ndeshje ndaj anglezëve

Sadik.Autor

Ish mesfushori anglez i Real Madridit ka një kërkesë të veçantë për Zidane…

Sadik.Autor

Leave a Comment