Europa League Futboll

Arsenal-CSKA, rusët kanë fituar vetëm 1 nga 10 ndeshje ndaj anglezëve

Arsenal do të presë CSKA-në e Moskës për herë të parë në “Emirates Stadium” për ndeshje e parë çerekfinale të Europa League mbrëmjen e së enjtes. Kompeticioni europian është objektivi kryesor i Arsenal, duke parë se është rruga e vetme që i ka mbetur atyre për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Skuadra e Wenger, në fakt, mban vendin e gjashtë në kampionatin anglez dhe nuk kanë shanse për të dalë mes katër të parëve. Kjo është arsyeja kryesore pse Wenger ka hedhur në fushë lojtarët e tij më të mirë në përballjen e dyfishtë me Milan në 1/8-at. Fitorja 2-0 e marrë në ndeshjen e luajtur ën “San Siro” ka qenë thelbësore për anglezët, që kishin humbur katër ndeshje radhazi para atij takimi.

CSKA, nga ana tjetër, po lufton për titullin në kampionatin rus dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm. Klubi moskovit është kualifikuar në çerekfinale pasi ka eliminuar Lyon në raundin paraardhës falë fitores 3-2 të marrë në fushën e francezëve pasi kanë humbur takimin e parë 1-0.

Këto dy ekipe janë ndeshur vetëm një herë në kompeticionet e UEFA-s, në fazën me grupe të Champions League të sezonit 2006/07. CSKA ka dalë e pamposhtur nga ato dy përballje, duke marrë një fitore 1-0 në shtëpi dhe një barazim pa gola në Londër. Ajo ka qenë edhe ndeshja e fundit e Arsenal me një klub rus.

CSKA ka marrë vetëm 1 fitore në 10 ndeshje të luajtura kundër ekipeve
angleze në Europë, në pesë vitet e fundit.

Related posts

“SHENJESTRON” HEROIN E PËRMBYSJES EPIKE/ Klopp: Ishte i tërbuar, që nuk startoi kundër Barçës

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-West Ham. Rezultati 2-1

Delo.autor

I PAPËRMBAJSHËM/ Cavani ndëshkon Kolumbinë pas vetëm 5 minutash (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment