Futboll Premier League

Vjet luante në Premier League, tani klubi shitet sa një mbrojtës i Manchester City-t

Klubi në krizë i Sunderland-it është në shitje për 60 milionë euro.

Trajneri Chris Coleman ka pranuar të hënën se pronari Ellis Short nuk ka më dëshirë të jetë pjesë e klubit, dhe ka apeluar që një manjat i ri të marrë drejtimin e klubit.

Vite të tëra me vendime të gabuara dhe formë të dobët në fushë kanë bërë që skuadra të rrezikojë rënien e dytë radhazi nga kategoria.

MirrorSport thotë se në një pikë, kur klubi ishte akoma në Premier League, Sunderland jepte 9,000 bileta falas për ndeshje.

Dhe tani klubi është gati për shitjen.

Miliarderi amerikan Short kërkon të largohet dhe i ka dhënë çelësat e klubit menaxherit Bain.

Çmimi rreth 60 milionë euro është më pak se sa Arsenal pagoi për Pierre-Emerick Aubameyang, ose Manchester City për Laporte në merkaton e janarit.

Related posts

Shorti i “Europa League”, Lazio e Strakoshës dhe 7 skuadra të tjera mësojnë kundërshtarët

Q.Autor

Mund Luftëtarin, Skënderbeu arrin kuotën 60 pikë dhe distancë +18 ndaj kampionëve

Q.Autor

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid revolucion në mbrojtje me dy yje të Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment