Futboll

Wenger: Lojtarët e mi të vetëkënaqur, pa ide për futboll

Arsene Wenger i ka akuzuar lojtarët e Arsenalit se u treguan të vetëkënaqur dhe iu mungoi përqendrimi në humbjen 2-1 kundër Ostersunds në shtëpi mbrëmë në ndeshjen kthyese të 1/16 të Evropa Ligës.

Arsenali e fitoi ndeshjen e parë të këtij rundi me rezultat bindes 3-0 dhe pritej të triumfonte edhe në ndeshjen e kthimit në “Emirates Stadium”, transmeton Express.

Vizitorët nga Suedia shënuan dy herë brenda 70 sekondave në pjesë të parë përmes Hosam Aiesh dhe Ken Sema duke bërë që për një moment ta ëndërrojnë kualifikimin, por Sead Kolasinac ua shoi shpresat atyre në pjesën e dytë duke e shmangur po ashtu eliminimin e turpshëm të Arsenalit.

“U futem në telashe sepse ishim të kënaqur dhe jo të përqendruar. Luanim hapur çdo herë që humbnim topin dhe nuk kishim ide kur kishim topin në këmbë. Për këtë arsyeje ishim në telashe”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.

Related posts

PAMJE PREKËSE/ Kaloi fëmijërinë në karrige me rrota, 18-vjeçari bën debutimin në futboll. Prindërit në lot (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË PËR VAJZA/ 4 skuadra në lojë për trofeun, këto janë ndeshjet gjysmëfinale

F.autor

Interi në Ligën e Kampionëve? Spalletti siguron: Ne besojmë 100%

Sadik.Autor

Leave a Comment