Futboll Premier League

Wenger: Paraja ka prishur futbollin, kampioni nuk dihet ende vetëm në Serie A

Arsene Wenger thotë se pesë ligat më të forta evropiane (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë) po i shkatërrojnë klubet me fuqi të lartë financiare.

Wenger theksoi se në dhjetor janë të njohur pothuajse katër kampionë, në Ligën Premier (Manchester City në +15 pikë para vendit të dytë), në LaLiga (Barcelona 11 pikë), Bundesliga (Bayern Munich +16) dhe Ligue 1 (PSG + 11).

“Është e qartë se pasiguria është zhdukur. Kur ju i shikoni pesë ligat më kualitative të Evropës, në dhjetor, ne tashmë i dimë katër kampionët. Kjo do të thotë se ka diçka të gabuar me lojën tonë. Fuqia e madhe financiare e disa klubeve ka shkatërruar pothuajse konkurrencën”, ka thënë Wenger .

Tifozët protestojnë kundër francezit

Për momentin, vetëm liga italiane është interesante, ku pas një kohe të gjatë, Juventusi në fund ka një konkurrentë të fortë. Napoli është një pikë para gjashtë herë kampionit të njëpasnjëshëm.

Klubet angleze gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar të janarit kanë shpenzuar mbi 160 milionë euro, ndërsa rekordi është 420 milionë sosh.

Nga kjo shifër, më shumë se 60 për qind, ose më saktë, 265 milionë euro i kanë shpenzuar gjashtë klube të mëdha angleze.

Ndryshe, Arsenal zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 42 pikë, përkatësisht ka 26 më pak se lideri Manchester City.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Suedia eleminon Zvicrën duke prerë një biletë për në çerekfinale (VIDEO)

Isa.Autor

ISHTE I IMPENJUAR NË FINALEN E KUPËS/ Grabitet shtëpia e sulmuesit të Real Madrid

F.autor

I JEP FUND PUSHIMEVE LUKSOZE/ Luis Suarez rikthehet në stërvitje me Barcelonën (

Delo.autor

Leave a Comment