Champions League UEFA

Çmenduri për Real Madrid-PSG, €24 mijë euro për një biletë në “Santiago Bernabeu”

Ka nisur tashmë numërimi mbrapsht për ndeshjen e vitit. “Santiago Bernabeu” po përgatitet të mirëpresë PSG në më pak se dy javë. Një ndeshje në të cilën Real Madrid luan të gjithë sezonin përballë skuadrën e yjeve të Europës. Madje edhe vetë Zidane e ka mbledhur mendjen tashmë për përballjen. “Natyrisht që ndaj PSG unë diskutoj pozicionin tim”, deklaroi trajneri francez i “Los Blancos”, pas eliminimit nga Kupa. Fakti është që ndeshja Real Madrid-PSG do të paralizojë botën më datë 14 shkurt, ora 20:45.

Por çmenduria ka nisur tashmë. Një çmenduri që e ka kthyer këtë ndeshje në eventin e vitit, të cilën askush nuk do ta humbasë. Aq shumë sa që biletat për publikun e përgjithshëm u shitën në vetëm 37 minuta. Nuk ka më bileta për në “Santiago Bernabéu”, që do të jetë tërësisht i ezauruar për të parën herë në Champions League për këtë sezon. Dhe në portalet e rishitjes, si “Stubhub”, çmimet për një hyrje në “Santiago Bernabeu” variojnë nga 300 euros … deri në 24,000! Madje edhe vetë Real Madrid u desh të ndërhyjë për këtë çështje. Për të penguar rishitjen e biletave në tregun e zi, biletat nuk do të pranohen të printuara, por vetëm në versionin online nga telefoni.

Related posts

KARTONI I KUQ NDAJ VALENCIAS/ Sot vendoset për dënimin e Cristiano Ronaldos

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Havertz ndëshkon me kokë Lille-n (VIDEO)

Delo.autor

Kërcënimi i Montella-s: Pas United e ka radhën Bayern!

Sadik.Autor

Leave a Comment