Futboll Sport

Takaj nuk dorëzohet, ja plani për të mbajtur kapitenin Marco Radas

Marko Radas është në dilemë për të ardhmen. Kroati është “tunduar” së fundmi nga një ofertë e bërë prej Flamurtarit dhe realisht po mendohet mirë për të ardhmen. Mbrojtësi 34-vjeçar është një nga kërkesat e trajnerit Ilir Daja për të veshur fanellën e Flamurtarit dhe administratori Sinan Idrizi është i gatshëm të plotësojë kërkesat e mbrojtësit. Por në mes është edhe Skënderbeu, që i ka ofruar rinovimin, por e gjithë çështja është te vendimi që do të marrë CAS për dënimin e UEFA-s.

Nëse lihet në fuqi pezullimi 10-vjeçar nga kupat e Evropës dhe gjoba prej 1 milion eurosh, atëherë në janar e tutje te Skënderbeu situata nuk do të ishte aspak e mirë. Një dënim i tillë është i rëndë, ndaj edhe lojtarët po mendojnë të punojnë të qetë. Gjithsesi presidenti Ardjan Takaj nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Radas pa u ulur edhe një herë në tavolinë me të për të biseduar shtruar për të ardhmen.

Sipas portalit “Korçasot”, numri një i Skënderbeut pritet që të ketë me kroatin një takim ballë për ballë pas dy ditësh. Aty do të flitet shtruar dhe Takaj do mundohet ta bindë Radas që të nisë sezonin e tetë me fanellën bardhëkuqe. Pjesë e marrëveshjes së re do të jetë edhe një shpërblim për mbrojtësin në rast se klubi triumfon ndaj UEFA-s në CAS. Gjithashtu i është ofruar edhe shiriti i kapitenit. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë kroati, të cilin në Vlorë e presin miliona dhe ish-trajneri i ti në Korçë, Ilir Daja. Këto ditë janë vendimtare për të ardhmen e 34-vjeçarit.

Related posts

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ Tirana nis me zakonin e gjobave, dënohen futbollistët e…

Delo.autor

RAPORTI I “KPMG”/ 537 milionë sterlina, vjen parakalimi historik i Manchester City-t në Angli

Delo.autor

Hapi i madh për legjendën e Liverpoolit, i ofrohet pankina

Sadik.Autor

Leave a Comment